Rivalët e Trump kritikojnë politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj Iranit
Kandidatët demokratë për zgjedhje presidenciale 2020 të Amerikës në debatin e tyre elektoral kanë kritikuar ashpër politikat e qeverisë së Donald Trump ndaj Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Joe Biden, Bernie Sanders, Elizabeth Warren, Pete Buttigieg, Amy Klobuchar dhe Tom Steyer të martën në mbrëmje në debatin e parë pas tensioneve të fundit mes Amerikës dhe Iranit pas sulmit terrorist të Shtëpisë së Bardhë në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, kanë kritikuar politikat e Donald Trump kundër Iranit.
Pete Buttigieg në deklaratat e tij ka kritikuar vendimin e Trump për daljen e nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Senatori Amy Klobuchar gjithashtu ka kritikuar politikat e Trump ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe ka thënë se nëse zgjidhet presidenti i Amerikës, ai do të kthehet në marrëveshjen bërthamore dhe do të bisedojë me Iranin në lidhje me çështjet e tjera.
Joe Biden gjithashtu në fjalën e tij deklaroi: "Ne kemi humbur pozitën dhe mbështetjen e aleatëve tonë në rajon". Në këtë mes Bernie Sanders duke kritikuar praninë e ushtrisë amerikane në rajonin e Lindjes së Mesme, tha: "Populli i Amerikës është sëmurë dhe lodhur nga luftërat e pafund të cilat për ne kanë kushtuar me triliona dollarë".