Publikohet libri mbi injorancën e habitshme të Trump
Në Amerikë është publikuar një libër me pikëpamjet përmbledhëse që tregojnë mos informimin dhe paditurinë e presidentit amerikan.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se ky libër është satirik i quajtur “ Gjeniu Stabël” përshkruan sjelljet për paditurinë historike dhe gjeografike të Donald Trump president i Amerikës. Libri gjithashtu përshkruan edhe paditurinë e amerikanëve lidhur me ngjarjet historike të popujve të tjerë dhe për faktin e turpshëm se ata nuk dinë as historinë e vetë Amerikës. Libri është shkruar nga Philip Rucker dhe Carol Leonnig, dy nga gazetarët e Uashington Post. Ata kanë bërë përmbledhje të artikujve të publikuar nga Uashington Post ku tregohet se padituria dhe mosnjohja e Trump është në shkallë të tmerrshme. P.sh. në këtë libër thuhet se Trump nuk e dinte se Kina dhe India janë dy vende me kufi të përbashkët. Këtë paditur Trump e ka shprehur në takimin e tij me Naderna Moodi kryeministër i Indisë gjë që ka habitur kryeministrin indian. Max Boot shkrimtar amerikan në librin e tij u ka kërkuar fëmijëve amerikanë që të mos jenë të paditur mbi historinë e tyre ashtu sic është presidenti amerikan.