Erdoğan takim me homologun rus Putin para konferencës mbi Libinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94139-erdoğan_takim_me_homologun_rus_putin_para_konferencës_mbi_libinë
Para fillimit të Konferencës në Berlin, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoğan i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se Konferenca e Berlinit duhet të sigurojë armëpushimin dhe dialogun politik për paqen në Libi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2020 11:55 Europe/Tirane
  • Erdoğan takim me homologun rus Putin para konferencës mbi Libinë

Para fillimit të Konferencës në Berlin, presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdoğan i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin se Konferenca e Berlinit duhet të sigurojë armëpushimin dhe dialogun politik për paqen në Libi.

"Duhet të sigurohet që dakordohen armëpushimi dhe kthimi në procesin politik në Samitin e Berlinit në mënyrë që Libia të arrijë paqen dhe qetësinë", tha Erdoğan në Berlin gjatë pjesës së transmetuar të takimit me Putinin, raportoi AA.

Erdoğan gjithashtu tha se "Sjellja agresive e (gjeneralit Khalifa) Haftar duhet të përfundojë për të zbatuar fazën e procesit politik dhe zgjidhjes (në Libi)".

"Përpjekjet e përbashkëta për Libinë siguruan qetësi relative në terren, por iniciativat tona do të japin fryte me Konferencën e Berlinit", tha ai.

Nga ana tjetër, Putin tha se Rusia dhe Turqia japin një shembull në gjetjen e një baze të përbashkët.

Ai vlerësoi përpjekjet e të dy vendeve për vendosjen e armëpushimit në Libi, duke thënë se Rusia dhe Turqia ndërmorën një hap të mirë dhe u bënë thirrje palëve ndërluftuese për armëpushimin.

"Palët dëgjuan thirrjen, aktivitetet luftarake në shkallë të gjerë janë zvogëluar", tha Putin

Ai gjithashtu tha se takimi i së hënës në Moskë nuk mund të zgjidhte gjithçka, pasi njëra palë nuk iu bashkua marrëveshjes deri më tani, por, sipas tij, është e nevojshme të lëvizin përpara.