Greqia zgjedh Presidenten e parë grua
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94214-greqia_zgjedh_presidenten_e_parë_grua
Katerina Sakellaropoulou do të jetë presidentja e re e Greqisë për pesë vitet e ardhshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2020 15:12 Europe/Tirane
  • Greqia zgjedh Presidenten e parë grua

Katerina Sakellaropoulou do të jetë presidentja e re e Greqisë për pesë vitet e ardhshme.

Kryetarja 63-vjeçare e Gjykatës së Lartë u zgjodh me votat e tri partive kryesore parlamentare dhe do të jetë gruaja e parë që kryeson presidencën e vendit. Parlamenti i Greqisë zgjodhi Katerina Sakellaropoulou si presidenten e ardhshëm të vendit, një rol kryesisht ceremonial që sjell gjithashtu me vete kompetenca të kufizuara politike. 63-vjeçarja Sakellaropoulou fitoi mbështetjen e 261 ligjvënësve në parlamentin me 300 vende. Ajo u mbështet nga qeveria e Demokracisë e Re, opozita e majtë SYRIZA dhe aleanca e qendrës së majtë Lëvizja për Ndryshim. Ajo do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 Marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Sakellaropoulou do të jetë Presidentja e parë grua në Greqi. Drejtuesja e re e Pallatit Presidencial do të betohet në një seancë solemne të veçantë menjëherë pasi mandati i Pavlopoulos të përfundojë në 13 Mars.