Shkatërrohet një rrjet trafiku njerëzor në Evropë
Policia evropiane njoftoi shkatërrimin e një rrjeti trafiku qeniesh njerëzore i cili është përgjegjës për trafikimin e 10 mijë emigrantëve nga Franca në Britani.
Sipas një raporti të Fox News, Europol njoftoi se në këtë operacion janë arrestuar 23 pjesëtarë të një rrjeti trafiku të qenieve njerëzore që është përgjegjës për trafikimin e mijëra qytetarëve nga Afganistani, Iraku dhe Siria nga Franca në Angli. Sipas Evropol, emigrantët pasi kanë arritur në Francë kanë paguar secili 1,760 dollarë për trafikimin e tyre në Angli. Thuhet se kjo bandë ka përfituar 77.6 milion dollarë nga trafikimi i emigrantëve. Evropol thotë se një person i dyshuar në Holandë ka mbledhur paratë nëpërmjet sistemit bankar. Garda kufitare dhe policia e Francës, së bashku me policinë holandezë për 5 orë kanë zbatuar operacionin për kapjen e trafikantëve. Operacioni nisi pas vdekjes së një shtetasi vietnamez 39 vjeçar në Britani.