Në Amerikë dhe Kanada organizohen protesta kundër politikave të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94312-në_amerikë_dhe_kanada_organizohen_protesta_kundër_politikave_të_trump
Kundërshtarët e politikave anti-iraniane të presidentit të Amerikës kanë organizuar protesta në SHBA dhe në Kanada.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 26, 2020 11:39 Europe/Tirane
  • Në Amerikë dhe Kanada organizohen protesta kundër politikave të Trump

Kundërshtarët e politikave anti-iraniane të presidentit të Amerikës kanë organizuar protesta në SHBA dhe në Kanada.

Faqja informative amerikane WPRI njoftoi se shumë qytetarë amerikanë janë mbledhur në qytetin Pravidens në shtetin Rudailand të Amerikës para godinës së Parlamentit të këtij shteti dhe kanë protestuar kundër politikës së jashtme të Donald Trump, presidentit të Amerikës dhe kanë hedhur sloganin "Jo luftës me Iranin". Protestuesit kanë theksuar se nuk ekziston kurrfarë arsye për t'u futur në luftë dhe konflikti të gjerë të Amerikës me Iranin. Në qytetin Gushen në shtetin Indiana të Amerikës gjithashtu janë organizuar protesta nga kundërshtarët e politikave luftënxitëse të qeverisë së Trump.

Njëkohësisht me këtë edhe në Kanada një grup i protestuesve janë mbledhur para konsullatës së Amerikës në Toronto dhe kanë kërkuar ndryshimin e politikave të Amerikës dhe kanë protestuar kundër sanksioneve të këtij vendi kundër Iranit. Protestuesit kanë hedhur sloganin "Jo luftës me Iranin", "Jepni fund sanksione" dhe kanë theksuar se duhet respektuar sovraniteti kombëtar i Iranit.

Një grup tjetër i protestuesve janë mbledhur në qytetin Edmonton të Kanadasë të cilët kanë dënuar politikat e Trum në rajonin e Azisë Perëndimore.