Zbulohet formula matematikore për kafe ideale
Hulumtuesit kanë zbuluar një formulë matematikore për llogaritjen e kafes "Ecxpreso".
Agjencia e lajmeve Sputnik duke cituar revistën "Matter", njoftoi se në këtë metodë hulumtuesit janë munduar me sasinë më të vogël të kokrrave të kafes, të shtojnë në maksimum shijen e bukur të kafes.
Në këtë formulë, për të përgatitur një pije me sasi 25-30 mililitër, nevojiten 7-9 gram kokrra të kafes. Në këtë metodë kokrrat e kafes përgjatë 20-30 sekonda vendosen nën presion. Këto kokrra shtypën në formë shumë të imët dhe kështu japin këtë mundësi që një pjesë më e madhe e kokrrave të vendosen nën ujë. Gjithashtu aparatet moderne të kafes japin këtë mundësi që të ndryshojnë relativitetin dhe kjo tregon se të gjithë personat që përgatisin kafe, nuk kanë standarde të njëjta.
Modeli i llogaritur nga hulumtuesit tregon se kjo nuk është metoda më e mirë, sepse kokrrat e bluara në formë shumë të imët, mbyllin filtrin. Kokrrat që janë thyer në grimca më të mëdha dhe sasia më e vogël e kokrrave të kafes bëhet shkak që të fitohet një shije dhe aromë e kafes ideale.