Publikohen skandale të tjera të Trump në dosjen "Ukraingate"
Një video është publikuar me deklaratat e presidentit të Amerikës në një takim privat të zhvilluar në hotelin "Trump" në të cilën Donald Trump ka folur për nevojën e shkarkimit të ambasadores amerikane në Ukrainë.
Gazeta "New York Times" njoftoi se publikimi i kësaj video të incizuar nga darka e presidentit të Amerikës më 30 prill të vitit 2018, me mbështetësit e tij financiar në hotel "Trump" në Uashington, tregon se ai në lidhje çështjen e Ukrainës ka biseduar me dy persona të cilët janë pjesë hetimeve të Kongresit në lidhje me dosjen "Ukraingate".
Përmbajtja e kësaj video tregon se përkundër pretendimeve të Trump, ai jo vetëm që ka zhvilluar takim të drejtpërdrejtë me këta dy persona, por personalisht ka lëshuar dekretin për shkarkimin e Mary Jovanoviç, ambasadoren e Amerikës në Ukrainë dhe ka thënë: "Duhet ta heqim qafe atë".