Trump irritohet pas zbulimeve të skandaleve të Bolton në "Ukraingate"
Presidenti i Amerikës ka shprehur irritimin e tij në lidhje me zbulimin e skandaleve nga ana e ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare në lidhje me dosjen "Ukraingate" dhe pretendoi se ai ka zbuluar këto skandale vetëm për të shitur librin e vet.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se presidenti i Amerikës ditën e hënë në një mesazh në Twitter ka shkruar se kurrë nuk i ka thënë John Bolton-it se ndihmat ndaj Ukrainës kushtëzohen me kryerjen e hetimeve në lidhje me demokratët si Joe Biden, rivalit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale 2020.
Trump ka shtuar: "Bolton deri në kohën e përfundimit të punës së tij, kurrë nuk është ankuar në lidhje me këtë çështje dhe biseda telefonike e imja me presidentin e Ukrainës vërteton të gjithë atë nevojitet".
Demokratët kërkojnë që Bolton të japë dëshmi në procesin e thirrjes në interpelancë në Senat i cili po zhvillohet aktualisht, mirëpo Trump ka thënë se Bolton nuk duhet të japë dëshmi, sepse deklaratat e tij mund të jenë kundër sigurisë kombëtare.
John Bolton në librin e tij që pritet të botohet, ka zbuluar skandale të reja të Turmp dhe ka shkruar se Trump në gusht të vitit 2019 ka kërkuar që t'i ndërpresë ndihmën ushtarake 391 milionë dollarë për Ukrainën.
Bolton ka deklaruar se ky veprim i Trump kishte për qëllim t'i detyrojë autoritetet ukrainase për kryerjen e hetimeve kundër Joe Biden.