Skandalet e reja të Trump në Ukraingate
Një video është publikuar me deklaratat e presidentit të Amerikës në një takim privat të zhvilluar në hotelin "Trump" në të cilën Donald Trump ka folur për nevojën e shkarkimit të ambasadores amerikane në Ukrainë.
Gazeta "New York Times" njoftoi se publikimi i kësaj video të incizuar nga darka e presidentit të Amerikës më 30 prill të vitit 2018, me mbështetësit e tij financiar në hotel "Trump" në Uashington, tregon se ai në lidhje çështjen e Ukrainës ka biseduar me dy persona të cilët janë pjesë e hetimeve të Kongresit në lidhje me dosjen "Ukraingate". Përmbajtja e kësaj video tregon se përkundër pretendimeve të Trump, ai jo vetëm që ka zhvilluar takim të drejtpërdrejtë me këta dy persona, por personalisht ka lëshuar dekretin për shkarkimin e Mary Jovanoviç, ambasadoren e Amerikës në Ukrainë dhe ka thënë: "Duhet ta heqim qafe atë". Ndërkohë, Presidenti i Amerikës ka shprehur irritimin e tij në lidhje me zbulimin e skandaleve nga ana e ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare në lidhje me dosjen "Ukraingate" dhe pretendoi se ai i ka zbuluar këto skandale vetëm për të shitur librin e vet. Trump ditën e hënë në një mesazh në Twitter ka shkruar se kurrë nuk i ka thënë John Bolton-it se ndihmat ndaj Ukrainës kushtëzohen me kryerjen e hetimeve në lidhje me demokratët si Joe Biden, rivalit të tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale 2020. Trump ka shtuar: "Bolton deri në kohën e përfundimit të punës së tij, kurrë nuk është ankuar në lidhje me këtë çështje dhe biseda telefonike e imja me presidentin e Ukrainës vërteton të gjithë atë nevojitet". Demokratët kërkojnë që Bolton të japë dëshmi në procesin e thirrjes në interpelancë në Senat i cili po zhvillohet aktualisht, mirëpo Trump ka thënë se Bolton nuk duhet të japë dëshmi, sepse deklaratat e tij mund të jenë kundër sigurisë kombëtare. Bernie Sanders, senatori amerikan ka kërkuar praninë e John Bolton, ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për të dëshmuar për skandalet e dosjes "Ukraingate" kundër Trump. "Senati duhet të dëgjojë dëshmitë e John Bolton si dëshmitar në procesin e thirrjes në interpelancë të Donald Trump", deklaroi Bernie Sanders . Bob Menendes, anëtar i lartë i Senatit të Amerikës, gjithashtu në reagim ndaj raportit të "New York Times", ka deklaruar: "Nuk ka dyshim se Bolton posedon informacione të cilat duhet të dëgjohen nga ana e Senatit dhe publikut amerikan". Në këtë kuadër Chack Shumer, lideri i pakicës demokrate në Senat, ka kërkuar të dëshmojë edhe ish-këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë në gjyqin e interpelancës kundër Trump. Adam Shif, kryetari i komitetit të inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve të Amerikës, gjithashtu në një mesazh në Twitter, ka shkruar: "Aktualisht e dimë se për çfarë arsye presidenti pengon kërkesën tonë për dëshminë e John Bolton". Adam Shif shtoi: "Bolton në mënyrë të drejtpërdrejtë ka hedhur poshtë në parim mbrojtjen e presidentit amerikan. Nëse procesi gjyqësor do të jetë i drejtë, atëherë senatorët duhet të insistojnë që Jiohn Bolton të thirret si dëshmitar në Senat dhe të paraqesë dëshmitë dhe dokumentet e veta".