Pelosy shpreh shqetësime për pasojat e politikës anti-iraniane të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94426-pelosy_shpreh_shqetësime_për_pasojat_e_politikës_anti_iraniane_të_trump
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka shprehur shqetësime në lidhje me pasojat e veprimeve të presidentit amerikan kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 31, 2020 09:54 Europe/Tirane
  • Pelosy shpreh shqetësime për pasojat e politikës anti-iraniane të Trump

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka shprehur shqetësime në lidhje me pasojat e veprimeve të presidentit amerikan kundër Iranit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit të Amerikës, ditën e enjte në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve ka shprehur shqetësime serioze në lidhje me veprimet e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit dhe deklaroi: “Shqetësimet e serioze dhe urgjente të anëtarëve të Kongresit të Amerikës po vazhdon akoma në lidhje me vendimin e presidentit amerikan për armiqësinë kundër Iranit”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës këto deklarata i bëri gjatë procesit të votimit të dy projektligjeve në Kongresin e Amerikës për kufizimin dhe reduktimin e kompetencave të Donald Trump për veprime ushtarake kundër Iranit.

Anëtarët e Kongresit të Amerikës kanë votuar pro këtyre dy planeve që kanë për qëllim kufizimin e kompetencave të presidentit të Amerikës për veprime ushtarake.