Zbulohet urdhri për arrestimin e udhëtarëve iranianë në Amerikë
Burimet informative zbuluan dokumentin e urdhrit të qeverisë së Amerikës për autoritetet kufitare për arrestimin e shtetasve iranianë.
Kanali televiziv CNN ka bërë të ditur se ka gjetur qasje në një dekret të brendshëm të qeverisë së Amerikës në të cilin urdhërohen autoritetet që punojnë në pikat kufitare të Amerikës me Kanadanë për arrestimin e udhëtarëve me origjinë iraniane dhe marrjen e tyre në pyetje.
CNN në lidhje me këtë çështjeje ka thënë se drejtoria e doganave dhe pikave kufitare të Amerikës së fundi ka përgënjeshtruar arrestimin e udhëtarëve iranianë në disa pika kufitare të këtij vendi.
CNN ka supozuar se ky dokument pa datë të caktuar është lëshuar nga qeveria e Amerikës në ditët e para pas krimit të Amerikës në vrasjen e gjeneral Kasem Solejmani, komandantit të forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit dhe pas premtimit të Iranit për hakmarrje të ashpër.
Në këtë urdhër të qeverisë së Amerikës, autoritetet kufitare amerikane janë urdhëruar që të merren në pyetje të gjithë personat të lindur në Iran, Liban dhe Palestinë dhe gjithashtu të gjithë ata të cilët kanë lidhje me shtetasit e këtyre vendeve.