Trump thekson vazhdimin e politikave armiqësore kundër Iranit
Presidenti amerikan në fjalimin vjetor të tij, deklaroi se qeveria e tij do të vazhdojë politikat armiqësore kundër Iranit.
Donald Trump, në fjalimin e tretë vjetor për shqyrtimin e gjendjes së përgjithshme në vend, fjalim që u mbajt përballë kongresit, pasi ka pohuar dhënien e urdhrit për terrorizëm ekonomik kundër popullit iranian nga Irani kërkoi që të mos shkojë në anë të prodhimit të armëve atomike edhe pse ai nuk u ka kushtuar vëmendje raporteve të ANEA e cila ka konfirmuar në të gjitha raportet e saj se Irani ka zbatuar plotësisht angazhimet dhe zotimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Presidenti amerikan në fjalimin e tij pretendoi se ekonomia e Iranit për shkak të sanksioneve amerikane është dobësuar dhe pretendoi se Amerika mund ta ndihmojë Iranin të përmirësojë ekonominë e tij në një afat të shkurtër. Amerika pas daljes nga marrëveshja bërthamore më 8 maj 2018 ka rivendosur sanksionet kundër Iranit. Donald Trump ka pretenduar se sanksionet kundër Iranit kthehen për ta inkurajuar Iranin që të kthehet në tryezën e bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje të re bërthamore, raketore dhe për aktivitetet e Iranit në rajon. Nga ana e tij Irani thotë se Amerika duke dalë nga marrëveshja është larguar nga tryeza e bisedimeve dhe për këtë nuk futet në negociata me Amerikën. Donald Trump është kritikuar shumë nga kundërshtarët e tij të cilët e akuzojnë presidentin amerikan për shkatërrimin e politikave të tyre kundrejt Iranit.