Ushtari qëllon drejt turmës, vret 12 persona
Shkurt 08, 2020 11:30 Europe/Tirane
Një ushtar ka hapur zjarr duke vrarë “shumë persona” në qytetin Nakhon Ratchasima në verilindje të Bangkok, Tajlandë.
"Bankong post" shkruan se bëhet fjalë për të paktën 12 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur. Mes viktimave është dhe komandanti i tij.
Videot e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë skenën e krimit
Një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes i tha BBC se ushtari, Jakraphanth Thomma kishte hapur zjarr fillimisht në një kamp ushtarak, pastaj në një tempull budizmi dhe më pas në një qendër tregtare.
Sipas policisë ushtari vodhi një makinë dhe më pas qëlloi drejt njerëzve. Ai vijon të jetë i fshehur në qendrën tregtare.
Ngjarja është në zhvillim e sipër.
Tags