Mahatir: Akordi i shekullit plotësisht i padrejtë dhe i papranueshëm
(last modified Sat, 08 Feb 2020 15:00:33 GMT )
Shkurt 08, 2020 16:00 Europe/Tirane
  • Mahatir: Akordi i shekullit plotësisht i padrejtë dhe i papranueshëm

Mahatir Muhamed, kryeministri i Malajzisë, ditën e shtunë deklaroi se marrëveshje për paqe e prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump mes Izraelin dhe Palestinë e ashtuquajtur "akordi i shekullit", është plotësisht e padrejtë dhe e papranueshme.

Mediat e Azisë kanë raportuar se Mahatir Muhamed, kryeministri i Malajzisë në hapjen e konferencës së tretë ndërkombëtare të Unionit të Parlamenteve për Kodsin e shenjtë në Kuala Lampur të Malajzisë, ka theksuar se plani i propozuar për paqe "akordi i shekullit" qytetin e shenjtë Bejtul-Mokades duke mospërfillur absolutisht ndjenjat e miliona myslimanëve dhe të krishterëve anë e mbanë botës, në një pjatë të argjend i është dhuruar palës izraelite.

Dr. Mahatir në këtë konferencë tha: "Ky plan do të sjell vetëm më shumë konflikte për rajonin dhe do të bëhet shkak për provokimin e miliarda njerëzve anë e mbanë botës".

Gazeta e Malajzisë "Street Times" ka shkruar: "Veprimet e Trump që nga koha e hyrjes së në Shtëpinë e Bardhë, si transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë dhe njohja zyrtare e pushtimit izraelit mbi Lartësitë e Golanit të Sirisë, tregojnë ndihmat dhe mbështetjet e gjera të Uashingtonit ndaj Izraelit".

Dr. Mahatir Muhamed si kryeministri më i moshuar i qeverive të botës në moshën 94 vjeçare, për disa dekada me radhë për shkak të kritikave dhe sulmeve që bënë ndaj Izraelit, është akuzuar për antisemitizëm. Mahatir ka akuzuar Izraelin se ka krijuar një krizë njerëzore në territoret e Palestinës dhe në konflikte në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mahatir në këtë konferencë gjithashtu ka theksuar: "Malajzia nuk do të heshtë përball padrejtësisë dhe dhunës së regjimit sionist ndaj popullit të Palestinës. Ne kemi për detyrë këtë çështjeje dhe gjithashtu popujt e mëdhenj dhe mbrojtës së drejtësisë dhe lirisë nuk duhet të heshtin përball këtyre krimeve".

 

Tags