Pelosi: Dëbimi i dëshmitarëve për interpelancën e Trump, veprim i turpshëm
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94635-pelosi_dëbimi_i_dëshmitarëve_për_interpelancën_e_trump_veprim_i_turpshëm
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës e ka quajtur të turpshëm veprimin e presidentit amerikan për dëbimin e dëshmitarëve të cilët kanë dhënë dëshmi në seancat e interpelancës së Trump.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 09, 2020 12:34 Europe/Tirane
  • Pelosi: Dëbimi i dëshmitarëve për interpelancën e Trump, veprim i turpshëm

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës e ka quajtur të turpshëm veprimin e presidentit amerikan për dëbimin e dëshmitarëve të cilët kanë dhënë dëshmi në seancat e interpelancës së Trump.

Faqja informative "Hill" njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit të Amerikës, me anë të një deklarate, ka thënë: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, është thirrur në interpelancë një herë e përgjithmonë".

Pelosi në këtë deklaratë ka shtuar: "Dëbimi i turpshëm i Alexander Vindman, specialist për çështje të Ukrainës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, është një veprim hakmarrës i hapur dhe i qartë i cili tregon frikën e Trump nga e vërteta. Trump përveç Vindman, ka dëbuar edhe Gordan Sondland, ish-ambasadorin e Amerikës në BE, për shkak të dëshmisë që ka dhënë kundër Trump gjatë hetimeve për thirrjen e Trump në interpelancë në Kongresin e Amerikës".