Pelosi: Dëbimi i dëshmitarëve për interpelancën e Trump, veprim i turpshëm
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës e ka quajtur të turpshëm veprimin e presidentit amerikan për dëbimin e dëshmitarëve të cilët kanë dhënë dëshmi në seancat e interpelancës së Trump.
Faqja informative "Hill" njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Kongresit të Amerikës, me anë të një deklarate, ka thënë: "Donald Trump, presidenti i Amerikës, është thirrur në interpelancë një herë e përgjithmonë".
Pelosi në këtë deklaratë ka shtuar: "Dëbimi i turpshëm i Alexander Vindman, specialist për çështje të Ukrainës në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, është një veprim hakmarrës i hapur dhe i qartë i cili tregon frikën e Trump nga e vërteta. Trump përveç Vindman, ka dëbuar edhe Gordan Sondland, ish-ambasadorin e Amerikës në BE, për shkak të dëshmisë që ka dhënë kundër Trump gjatë hetimeve për thirrjen e Trump në interpelancë në Kongresin e Amerikës".