Ain al-Asad, mbi 100 ushtarë amerikanë të plagosur?
Një zyrtar ushtarak amerikan raportoi edhe një herë një rritje të numrit të ushtarëve amerikanë që vuanin nga trauma në kokë pas sulmit me raketa iraniane në bazën Ain al-Asad në Irakun perëndimor.
Cituar nga Reuters, zyrtari amerikan, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se më shumë se 100 ushtarë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime të rënda në kokë. Pentagoni nuk pranoi të komentojë lajmin. Pas sulmit iranian, presidenti amerikan njoftoi fillimisht se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk kishte të lënduar. Disa ditë pas deklaratave të Trump, Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara njoftoi se një duzinë ushtarakësh amerikanë ishin diagnostikuar me lëndime në kokë, një numër i cili u rrit gradualisht në 64. Në përgjigje të kritikave për fshehjen e informacionit për numrin e viktimave në Ain al-Asad, Trump pretendoi se nuk ishte një dëmtim serioz. Ai madje foli për dhimbje koke ...! Veteranët e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar nga Donald Trump që të kërkojë falje për nënvlerësimin e lëndimeve dhe problemeve të shkaktuara gjatë sulmit në bazën e Ain al-Asad. "Trauma e kokës është një nga problemet më serioze që mund t'u ndodhë ushtarëve gjatë konfliktit," tha Shoqata e veteranëve në Shtetet e Bashkuara.