Lavrov e cilëson të domosdoshme rinovimin e traktatit Sstart
Traktati për uljen e numrit të armëve strategjike Start duhet të vazhdojë të jetë një marrëveshje dypalëshe mes Moskës dhe Uashingtonit edhe pse në këtë traktat mund të futen edhe vende të tjera.
Kështu ka deklaruar shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov i cili përmendi domosdoshmërinë e rinovimit të traktatit Start dhe tha: Nëse ky traktat nuk rinovohet pas 5 shkurtit 2020, ai do të humbasë efikasitetin e tij dhe në rast se ndiqen bisedime për mënyrën e hartimit të traktit të ri, ai do të humbasë shumë pika ekzistuese. Askush nuk mund të akuzojë Moskën se ka përgjegjësi juridike që të eliminojë mjetet e saj të stabilitetit strategjik. Ne jemi të gatshëm të futemi në bisedime për uljen e armëve bërthamore dhe Uashingtoni deri tani nuk i është përgjigjur propozimit të Moskës për rinovimin e traktatit Start i ri. Start është traktati i fundit i mbetur mes Amerikës dhe Rusisë për kontrollin e armëve bërthamore. Amerika vitin e kaluar është larguar nga traktati INF me Rusinë dhe çoi në shkatërrimin e këtij traktati ndërkohë që ajo refuzon të nënshkruajnë traktatin e ri Start.