Publikohet buxheti 4.8 trilion dollarësh i buxhetit të Amerikës
Presidenti amerikan zbuloi buxhetin prej 4.8 trilion dollarësh për vitin 2021.
Sipas buxhetit të ri të Amerikës, ulje e madhe e fondeve është vënë re në buxhetin e kredive për studentët, strehimin e lirë, kuponët e ushqimeve dhe ndihmat me medikamente. Në buxhetin e propozuar nga Trump rritje të fondeve ka hasur sektori i ushtrisë dhe forcave ushtarake. Fondi i përballjes me Kinën dhe Rusinë gjithashtu është rritur shumë në buxhetin e ri si dhe një fond të veçantë ka marrë plani për ndërtimin e murit ndarës me Meksikën. Trump ditën e hënë në një takim me guvernatorët e shteteve në Amerikë ka thënë se buxheti i vitit 2021 do të investojë fuqishëm në ushtri dhe në armatimet bërthamore të Amerikës. Buxheti i vitit 2021 në Amerikë ka marrë kritika të shumta për shkak se nuk janë marrë masa për ulje e deficitit buxhetor prej 1 trilion dollarësh. Nancy Pelosi kryetare e Kongresit pas publikimit të buxhetit për vitin 2021 ka thënë: Presidenti amerikan edhe një herë ka treguar se ai nuk i kushton rëndësi shëndetit dhe sigurisë financiare të familjeve amerikane.