Qëndrimet e NATO-s dhe Rusisë lidhur me zhvillimet në Idlib
(last modified Fri, 14 Feb 2020 07:40:10 GMT )
Shkurt 14, 2020 08:40 Europe/Tirane
  • Qëndrimet e NATO-s dhe Rusisë lidhur me zhvillimet në Idlib

Operacioni ushtarak i ushtrisë siriane dhe aleatëve të saj në provincën e Idlib, e cila është fortesa e fundit e grupeve terroriste në Siri, si dhe përparimet e tyre në këtë rajon, kanë shkaktuar një reagim negativ nga Turqia dhe aleatët e saj në NATO. Rusia ndërkohë, ka mbështetur fuqimisht këtë veprimin juridik të qeverisë siriane.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) mbështeti qëndrimin e Turqisë mbi Idlibin. Rusia, si një aleat i Sirisë, jo vetëm që e ka fajësuar Turqinë për ngjarjet e fundit në Idlib, por gjithashtu ka mbështetur operacionet ushtarake të ushtrisë siriane për të çliruar territorin e saj nga terroristët. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, tha se Moska i kundërshton me forcë pretendimet e Ankarasë për sulme ruse ndaj civilëve në Idlib të Sirisë. Pas tensioneve të fundit në Idlib, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë fajësoi Turqinë për përkeqësimin e situatës në provincën siriane dhe i kërkoi Ankarasë që të respektojë detyrimet e saj në bazë të Marrëveshjes së Soçit. Ushtria siriane dhe aleatët e saj që nga janari i vitit 2020 kanë filluar operacionet kundër terroristëve në Idlib dhe Alepo, pas shkeljes së vazhdueshme të marrëveshjes së Soçit nga Turqia dhe shkeljes së armëpushimit në rajon nga veprimet e grupeve terroriste. Në operacionet e ushtrisë siriane shumë zona të rëndësishme janë çliruar, duke përfshirë Moara'l-Ne'man, Saraqab, Khan Touman, Autostradën Alepo-në-Damask dhe dhjetëra zona të tjera. Në vazhdën e përparimit masiv të ushtrisë Siriane, Turqia ka kërcënuar duke dërguar më shumë trupa në Idlib dhe ka kërkuar ndalimin e menjëhershëm të operacioneve siriane në Idlib. Qëndrimi i NATO-s dhe Rusisë mbi zhvillimet e fundit në provincën Idlib pasqyrojnë qasjet kontradiktore të dy lojtarëve aktivë në Siri. Amerikanët, të cilët luajnë një rol udhëheqës në NATO, në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s, kërkuan të merrnin miratimin nga vendet e tjera anëtare të NATO-s për mbështetjen e operacionit ushtarak turk në Siri, duke kërcënuar gjithashtu qeverinë siriane, si dhe qeverinë ruse. Perëndimi, së bashku me Turqinë dhe aleatët e tij arabë, kanë qenë ndihmësit kryesorë në formësimin e krizës dhe luftës civile në Siri me mbështetjen e plotë të tyre ndaj grupeve terroriste për të rrëzuar sundimin e ligjit në Siri, përpjekje kjo që dështoi pas tetë vite luftë. Rusia, nga ana tjetër me kërkesë të  Damaskut, që nga shtatori 2015 ka vendosur trupa në Siri dhe ka ndërmarrë masa efektive për të eliminuar grupet terroriste. Tani që ushtria siriane dhe aleatët e saj po kërkojnë të çlirojnë përfundimisht provincën e Idlib nga prania e terroristëve, Turqia është zotuar të mbështesë terroristët dhe në mbështetje të tyre është futur drejtpërdrejt në betejën kundër ushtrisë siriane. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, por mund të çojë në zgjerimin e luftës në Idlib dhe konfrontimin e drejtpërdrejtë midis forcave ushtarake të dy vendeve.

 


 

Tags