Senati miraton ligjin për uljen e kompetencave të presidentit
Senati amerikan ka miratuar propozimin e një prej senatorëve për miratimin e rezolutës për uljen e kompetencave të luftës së presidentit amerikan.
Senati amerikan me 64 vota pro kundrejt 35 kundër votoi rezolutën në bazë të së cilës për çdo veprim ushtarak kundër Iranit më parë duhet marrë leja nga Kongresi. Dhoma e Përfaqësuesve më 9 janar ka miratuar planin për uljen e kompetencave të luftës së Donald Trump, president i ShBA. Kërcënimet e Trump për luftë me Iranin, janë shtuar shumë pas ekzekutimit të gjeneralit martir Kasem Sulejmani komandantit të forcave Kods të Gardës revolucionare dhe shokëve të tij në një sulm terrorist të forcave amerikane pranë aeroportit të Bagdadit më 3 janar të këtij viti. Këto kërcënime kanë ngjallur shqetësime të shumta dhe për këtë demokratët e kongresit kanë propozuar rezolutën e uljes së kompetencave të presidentit amerikan për luftë kundër Iranit. Në përgjigje të martirizimit të gjeneral Kasem Sulejmani, garda revolucionare ka qëlluar me 13 raketa bazën ushtarake Ainul Asad në provincën Anbar të Irakut.