Trump reagon ndaj takimit të senatorit amerikan me Zarif
(last modified Wed, 19 Feb 2020 08:18:43 GMT )
Shkurt 19, 2020 09:18 Europe/Tirane
  • Trump reagon ndaj takimit të senatorit amerikan me Zarif

Presidenti amerikan ka reaguar ndaj takimit të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit me një prej senatorëve demokratë në kuadër të konferencës së sigurisë në Munih dhe këtë veprim e ka cilësuar të jashtëligjshëm.

Donald Trump duke reaguar ndaj takimit të Chris Murfy senator amerikan nga radhët e demokratët me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: Kjo është shkelje e ligjit Logan. Ligji Logan e ndalon kontaktin e paautorizuar të personave jo shtetërorë me qeveri të huaja. Ligji Logan u martua pas negociatave të jashtëligjshëm të Xhorxh Logan senator amerikan me Francën në vitin 1798 dhe u miratua nga ish presidenti i asaj kohe. Një grup demokratësh të kryesuar nga senatori Murfy në kuadër të konferencës së sigurisë në Munig janë takuar me Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit. Abas Mousavi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në llogarinë e tij në Twitter ka thënë: Takimi i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit me disa anëtarë të kongresit amerikan është pjesë e diplomacisë publike të Iranit. Mousavi shtoi se ministri Zarif gjithmonë ka deklaruar se u është përgjigjur kërkesës së pjesëtarëve të kongresit për takim me atë, ku ai ka parashtruar pikëpamjet e Iranit dhe realitetin e rajonit.

 

 

Tags