Rusia paralajmëron Amerikën mbi raketat në Evropë dhe Azi
Donald Trump presidenti amerikan në vazhdën e vendimeve të tij për daljen nga marrëveshjet dhe traktat ndërkombëtare, ka marrë vendim për daljen nga disa traktate armatimesh dhe të sigurisë.
Më 2 gusht të vitit të kaluar, Donald Trump në formë të njëanshme doli nga traktati i forcave bërthamore të ndërmjetshme të njohur me emrin INF dhe aktualisht po bën testime të raketave që më parë ishin të ndaluara. Pikërisht kjo ka ngjallur shqetësimin e fuqishëm të Rusisë si një rej palëve kryesore të traktateve të rëndësishme për kontrollimin e armatimeve. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov zhvilloi një konferencë për shtyp në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe drejtoi akuza ndaj Shteteve të Bashkuara për vendosjen e raketave amerikane në Evropë dhe Azi. Lavrov paralajmëroi Shtetet e Bashkuara për pasojat e një vendosjeje të mundshme të raketave amerikane në Evropë dhe rajone të tjera. "Sigurisht, ne do ta diskutojmë këtë me Francën, por para se të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mbi raketat, duhet të fillojmë negociata me shumë palë të interesuara, të cilat gjithashtu do të përfshijnë Shtetet e Bashkuara," tha ai. Duke kritikuar tërheqjen amerikane nga Traktati mbi Forcat Bërthamore të Ndërmjetme, ai tha: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë asgjësuar këtë traktat dhe po punojnë në mënyrë aktive për vendosjen e armatimeve në Evropë dhe Azi. Këto janë armë që dikur ishin të ndaluara dhe amerikanët nuk e fshehin qëllimin e tyre. " Ndërkohë, Gjenerali Viktor Bondarev, kreu i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë së Këshillit të Federatës (dhoma e sipërme e Parlamentit Rus), tha të hënën se nëse Shtetet e Bashkuara insistojnë në qëndrimin e saj, Moska do të urdhërojë prodhimin e raketave të ndaluara brenda gjashtë muajve. "Duke pasur parasysh punën e fabrikave tona, kompanitë tona të projektimit të raketave dhe potencialin tonë shkencor dhe ushtarak, ne jemi në gjendje të prodhojmë raketa me rreze të shkurtër dhe të mesme në një kohë të shkurtër," paralajmëroi ai. Padyshim që prodhimi i një rakete të re kërkon kohë, por ne jemi në gjendje të projektojmë një raketë deri në fazën e lëshimit në hapësirë prej 6 deri në 12 muaj ", shtoi Bondarev. I nxitur nga amerika Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se shefat e mbrojtjes së vendeve anëtare të aleancës janë pajtuar të ndërmarrin "masa mbrojtëse" kundër "shkeljes" së Rusisë të Traktatit të Forcave Bërthamore të Ndërmjetme (INF). "Ne kemi qëndruar të bashkuar lidhur me shkeljen e traktatit nga Rusia", tha Stoltenberg. Por, shtoi Stoltenberg, NATO nuk ka për qëllim të "pasqyrojë atë që bën Rusia duke vendosur raketa me bazë tokësore në Evropë, sepse një garë e re e armëve do të ishte e rrezikshme dhe e shtrenjtë". E nënshkruar në vitin 1987, marrëveshja INF u konsiderua gjerësisht si një gurthemel i sigurisë evropiane në epokën e pas Luftës së Ftohtë. Ajo ndaloi që vendet të zotërojnë dhe testojnë raketa tokësore me rreze veprimi nga 480 deri në 5.000 kilometra. Në tetor të vitit 2018, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi tërheqjen nga marrëveshja duke akuzuar Moskën për shkeljen e saj. Në kundërpërgjigje, më 3 korrik të vitit 2019, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një projektligj për pezullimin e detyrimeve të Moskës në bazë të marrëveshjes INF. Stoltenberg tha se aleanca ushtarake evropiane është e gatshme të zhvillojë aftësitë e saj konvencionale dhe sistemet raketore të mbrojtjes ajrore, si dhe të rivendosë një regjim efektiv të kontrollit të armëve.