Polemikat e përfaqësuesit amerikan në KS të OKB kundër Iranit
Përfaqësuesi i përhershëm i Amerikës në OKB edhe një herë ka përsëritur pretendimet boshe dhe të pabaza kundër Iranit.
Kelly Craft, në takimin e radhës së KS të OKB ka pretenduar se Irani qëndron pas sulme ve me dron të jemenasve kundër qendrave naftore të Arabisë Saudite. Craft në vazhdën e serialit të akuzave kundër Iranit deklaroi Irani dërgon armatime për Jemenin e bllokuar dhe në embargo. Këto akuza ngrihen për të mbuluar krimet dhe disfata e sauditëve në përballje me forca e ushtrisë së Jemenit. Forcat e ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit më 14 shtator të vitit 2019 në përgjigje të krimeve të ushtrisë saudite kanë qëlluar me dronë rafinerinë e naftës Bagi dhe Kharis që janë pjesë e kompanisë saudite Aramco. Pas këtij sulmi Amerika dhe Arabia Saudite duke përsëritur pretendimet e tyre boshe kundër Iranit kanë pretenduar se Teherani qëndron pas sulmeve me dronë të jemenase kundër qendrave naftore të Arabisë Saudite.