Airbus largon nga puna mbi 2300 punëtorë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i94958-airbus_largon_nga_puna_mbi_2300_punëtorë
Kompania evropiane Airbus ka njoftuar për largimin nga puna e qindra punëtorëve të vet në Gjermani, Spanjë, Francë dhe Britani.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 20, 2020 14:25 Europe/Tirane
  • Airbus largon nga puna mbi 2300 punëtorë

Kompania evropiane Airbus ka njoftuar për largimin nga puna e qindra punëtorëve të vet në Gjermani, Spanjë, Francë dhe Britani.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se kompania evropian Airbus ka deklaruar se 2362 persona dhe punonjës të saj do t’i largojë nga puna gjatë dy viteve të ardhshme.

Autoritetet e Airbus kanë deklaruar duke marrë parasysh gjendjen jo të mirë të tregut dhe marrëveshjet e sektorit të mbrojtjes që vazhdimisht po shtyhen dhe po vonohen, kjo kompani do të largojë nga puna 829 punëtor në Gjermani, 630 punëtorë në Spanjë, 404 punëtorë në Francë dhe 357 punëtorë në degën e kësaj kompanie në Britani.