Shtohet numri i viktimave nga koronavirusi
Numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës korona deri tani ka arritur në 2592 persona.
Ministri kineze e shëndetësisë njoftoi se numri i viktimave nga virusi korona ka arritur në 2592 persona. Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kinë është më shumë se 2592 pasi 150 njerëz vdiqën në provincën qendrore kineze Hubei dje, tha komisioni shëndetësor i provincës në faqen e tij të internetit. Për shkak të këtij informacioni, dje u shpall dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i virusit në qytetin kinez Wuhan. Kjo shifër (2592) është më e madhe se numri i njerëzve që vdiqën nga SARS (650) në Kinë dhe Hong Kong nga viti 2002 deri 2003. Për më tepër, 2,841 pacientë u regjistruan zyrtarisht të infektuar në provincën Hubei, duke e çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve në mbi 34,000. Ky virus deri tani është përhapur në 30 provinca të kinës dhe në 25 vende të botës mes tyre në Iran, Itali, Amerikë, Angli, Australi, Tajlandë, Korenë e Jugut, Japoni, Kanada, Francë, Arabinë Saudite dhe EBA.