Schiff: Trump edhe një herë ka tradhtuar Amerikën
Kryetari i komitetit hetues të dhomës së përfaqësuesve në Amerikë ka kritikuar presidentin amerikan për dhënien e informacioneve të gabuara lidhur me ndërhyrjet e Rusisë dhe ka akuzuar atë për tradhti ndaj vendit.
Adam Schiff, kryetar i komiteti informativ të Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë ka dënuar presidentin amerikan Donald Trump për publikimin e pretendimeve false dhe gënjeshtër dhe kat hënë se Rusia në zgjedhjet e vitit 2020 do të mundohet të ndihmojë Donald Trump që të fitojë. Schiff duke përmendur tradhtinë e Trump në mesazhet e tij në Twitter ka thënë: Trump nuk përpiqet për të mbrojtur zgjedhjet. Më herët Trump në një mesazh të tij në Twitter, polemikat e ngritura rreth tij dhe procesit të shkarkimit të tij, Adam Schiff e ka quajtur një politikan të sëmurë dhe të korruptuar dhe ka thënë Ai nuk ka paguar për atë që i ka bërë Amerikës. Më pas Schiff ka përmendur zgjedhjen e Richard Grenell në postin e drejtorit të përkohshëm të shërbimit informativ kombëtar dhe ka thënë: Trump me shkarkimin e drejtorit të shërbimit informativ kombëtar dhe mos raportimin në Kongres ka tradhtuar Amerikën. Presidenti amerikan shumë herë ka hedhur poshtë raportet e shërbimeve sekretare të Amerikës lidhur me shkeljet e shtabit të tij elektoral në zgjedhjet e vitit 2016. Demokratët shumë herë janë shprehur se veprimet e Donald Trump kanë shkelur rëndë kushtetutën e vendit.