Paralajmërime për përhapjen e virusit korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95089-paralajmërime_për_përhapjen_e_virusit_korona_në_amerikë
Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 26, 2020 05:15 Europe/Tirane
  • Paralajmërime për përhapjen e virusit korona në Amerikë

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

"Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda" në SHBA,  paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier,  drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund  të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset", tha ajo. Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse  përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e  rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të  konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme. “I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier. “Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo. Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara  e kanë vënë koronavirusin "shumë mirë nën kontroll" brenda kufijve të  tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5  miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem. Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i  përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë  presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të  ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet  një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas  dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me  anë të një gjykimi në senat.  Presidenti Trump tha të martën gjatë një konference për shtyp në Nju  Delhi se ndërsa SHBA janë mirë përsa i përket kontrollit, "ne bëjmë  biznes me shumë vende të tjera, punojmë me vendet e tjera, ne duam që  vendet e tjera të jenë të kënaqura dhe të shëndetshme."