Infektohen 33 persona me virusin korona në Kaliforni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95136-infektohen_33_persona_me_virusin_korona_në_kaliforni
Gavin Newsom ditën e enjte në një konferencë për shtyp ka deklaruar se testimet e virusit Korona në Kaliforni kanë rezultuar pozitive për 33 persona ndërkohë që 8 mijë e 400 persona të tjerë janë nën përkujdesin mjekësor.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shkurt 28, 2020 05:29 Europe/Tirane
  • Infektohen 33 persona me virusin korona në Kaliforni

Gavin Newsom ditën e enjte në një konferencë për shtyp ka deklaruar se testimet e virusit Korona në Kaliforni kanë rezultuar pozitive për 33 persona ndërkohë që 8 mijë e 400 persona të tjerë janë nën përkujdesin mjekësor.

Sipas mediave amerikane në Amerikë 28 milion persona nuk kanë siguracion shëndetësor dhe kjo e bën katastrofike përhapjen e virusit korona në Amerikë. Më herët ekspertë të qendrave shëndetësore në Amerikë kanë paralajmëruar se virusi korona herët a vonë do të përhapet në këtë vend. Qendra për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve në Amerikë, ditën e enjte ka konfirmuar 59 raste të personave të prekur nga virusi korona. Virusi korona ka nisur të përhapet që prej dhjetorit të vitit 2019 në qytetin Wuhan të Kinës dhe deri tani është përhapur ne 30 provinca të Kinës dhe në 40 vende të botës.