Korona virusi dëmton çdo sektor
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95155-korona_virusi_dëmton_çdo_sektor
Situata kritike e përhapjes së koronavirusit në Itali ka çuar në pezullimin dhe reduktimin e mjaft fluturimeve të kompanive ajrore të vendeve të ndryshme nga Italia.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 29, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Korona virusi dëmton çdo sektor

Situata kritike e përhapjes së koronavirusit në Itali ka çuar në pezullimin dhe reduktimin e mjaft fluturimeve të kompanive ajrore të vendeve të ndryshme nga Italia.

Kompania ajrore britanike British Airlines ka vendosur që deri më datë 28 mars të anulojë disa fluturime drejt veriut të Italisë. British Airlines përveç flutrimeve drejt Milanos do të pezullojë dhe 56 fluturime që kishin si destinacione Bolonjën, Venecian dhe Torinon. Dhe kompania loë cost Easyjet ka informuar se ka anuluar disa fluturime drejt veriut të Italisë për shkak të reduktimit të kërkesës së udhëtarëve. Gjithashtu dhe Brussels Airlines ka reduktuar me 30% fluturimet drejt Italisë deri më datë 14 mars ku përfshihen udhëtimet nga 2 aeroportet e Milanos si dhe në Romë, Venecia dhe Bolonja. Po ashtu dhe kompania Bulgaria Airlines ka anuluar të gjitha fluturimet në Milano deri më datë 27 mars. Ndërkohë kompania Royal Jordanian ka pezulluar fluturimet me Romën deri në një datë të pacaktuar. Në nivel insitutcional vendet si Arabia Saudite, Iraku, Kuvajti, Jordania, Bahreini, El Salvador, Mauritius, Turkeminstani, Seychelles e Capo Verde nuk lejojnë hyrjen në territorin e tyre të shtetasve italianë apo të personave që vijnë nga Italia. Ndërsa Kina, Eritrea, Rumania, India, Tajvani, Taxhikistani, Kirgistani dhe Kazakistani kanë vendosur karantinë të detyrueshme për çdo udhëtar që vjen nga Italia. Masa parandaluese kanë marrë dhe shtetet si Greqia, Brazili, Kili, Bjellorusia, Qipro, Kroacia, Kolumbia, Libani, Maroku, Moldavia,  Gjermania, Ekuador, çekia, Kuba, Sllovakia, Ukraina dhe Hungaria. Këto shtete kanë vendosur kontrolle të detyrueshme mjekësore në bordin e avionëve për çdo udhëtar që mbërrin nga veriu i Italisë.