Bisedë telefonike e presidentit iranian me homologun e tij rus
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95171-bisedë_telefonike_e_presidentit_iranian_me_homologun_e_tij_rus
Presidenti i Iranit dhe Rusisë kanë theksuar forcimin e procesit të Astanasë për zgjidhjen e çështjes së Sirisë dhe çrrënjosjen e terrorizmit në rajonin e Azisë Perëndimore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 01, 2020 05:10 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e presidentit iranian me homologun e tij rus

Presidenti i Iranit dhe Rusisë kanë theksuar forcimin e procesit të Astanasë për zgjidhjen e çështjes së Sirisë dhe çrrënjosjen e terrorizmit në rajonin e Azisë Perëndimore.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Vladimir Putin president i Rusisë pasi përmendi zhvillimet në Idlib deklaroi: Kushtet në Idlib janë shqetësuese dhe akordet e arritura në Astana duhet të zbatohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Presidenti Ruhani deklaroi se është e papranueshme që një pjesë e territorit sirian të mbetet në duart e terroristëve për vite me radhë dhe shtoi se rrugëzgjidhja e krizës në Siri është vetëm politike. President i Republikës Islamike të Iranit shprehu gatishmërinë e Teheranit për të organizuar takimin e krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për vazhdimin e procesit të Astanasë dhe shtoi: Situata në Idlib nuk duhet përdorur si pretekst për ndërhyrjen e amerikanëve në çështjet e Sirisë. Presidenti i Rusisë në këtë takim akordet e arritura gjatë procesit të Astanasë për zgjidhjen e çështjes siriane i konsideroi shumë të vlefshme dhe shtoi se krijimi i zonave të uljes ë tensioneve nuk nënkupton mospërballjen me terroristët. Vladimir Putin mirëpriti gatishmërinë e Iranit për organizimin e takimit të ardhshëm të krerëve të tre vendeve garantuese të procesit të Astanasë dhe shpresoi se me anë të dialogut dhe bisedimeve do të zgjidhen mosmarrëveshjet e krijuara kohët e fundit.