Vdes personi i dytë nga virusi korona në Amerikë
Autoritet amerikane kanë njoftuar vdekjen e personit të dytë me virusin korona në Uashington.
Sipas gazetës Nju Jork Times, personi në fjalë ka vdekur në Seattle ndërkohë që gjendja e 5 personave të tjerë të prekur nga virusi korona është e rëndë. Numri total i të prekurve nga virusi korona në Amerikë është rritur në 80 persona. Donald Trump megjithë përhapjen virusit korona në Amerikë, ka deklaruar se kjo çështje nuk është serioze. Michael Moore artist i njohur amerikan ka thënë: Trump përhap lajme dezinformuese lidhur me virusin korona dhe kërcënimet e këtij virusi i shpërfill dhe nuk i merr parasysh. Një president që fsheh realitetin për njerëzit është edhe më shumë i rrezikshëm se virusi korona, tha në fjalën e tij artisti Moore.