Vdes personi i dytë nga virusi korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95191-vdes_personi_i_dytë_nga_virusi_korona_në_amerikë
Autoritet amerikane kanë njoftuar vdekjen e personit të dytë me virusin korona në Uashington.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 02, 2020 05:19 Europe/Tirane
  • Vdes personi i dytë nga virusi korona në Amerikë

Autoritet amerikane kanë njoftuar vdekjen e personit të dytë me virusin korona në Uashington.

Sipas gazetës Nju Jork Times, personi në fjalë ka vdekur në Seattle ndërkohë që gjendja e 5 personave të tjerë të prekur nga virusi korona është e rëndë. Numri total i të prekurve nga virusi korona në Amerikë është rritur në 80 persona. Donald Trump megjithë përhapjen  virusit korona në Amerikë, ka deklaruar se kjo çështje nuk është serioze. Michael Moore artist i njohur amerikan ka thënë: Trump përhap lajme dezinformuese lidhur me virusin korona dhe kërcënimet e këtij virusi i shpërfill dhe nuk i merr parasysh. Një president që fsheh realitetin për njerëzit është edhe më shumë i rrezikshëm se virusi korona, tha në fjalën e tij artisti Moore.