SHBA përkrah Turqinë në Idlib
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95234-shba_përkrah_turqinë_në_idlib
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i japin municion aleatit të NATO-s, Turqisë, së bashku me ndihmën humanitare në veri-perëndim të Sirisë, ku Ankaraja është në një situatë gjithnjë e më të ndërlikuar me Rusinë, tha të martën përfaqësuesi special i SHBA-së për rajonin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 03, 2020 20:23 Europe/Tirane
  • SHBA përkrah Turqinë në Idlib

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i japin municion aleatit të NATO-s, Turqisë, së bashku me ndihmën humanitare në veri-perëndim të Sirisë, ku Ankaraja është në një situatë gjithnjë e më të ndërlikuar me Rusinë, tha të martën përfaqësuesi special i SHBA-së për rajonin.

Sipas mediave të huaja, duke ju drejtuar reporterëve në provincën kufitare të Hatay të Turqisë, James Jeffrey tha se Shtetet e Bashkuara do të sigurojnë që pajisjet e prodhuara nga SHBA të jenë gati për ushtrinë turke. “Ne jemi të gatshëm të sigurojmë (mbështetje) – për shembull presidenti (Trump) e përmendi këtë – municion”, citohet të ketë thënë Jeffrey, duke shtuar se homologët turq gjithashtu kishin “theksuar shumë nevojën për ndihmë humanitare”. “Turqia është një aleat i NATO-s. Ne kemi një program shumë të madh të shitjeve ushtarake jashtë vendit, shumë nga ushtria turke përdor pajisjet amerikane”, tha ai. “Ne do të sigurohemi që pajisjet të jenë gati. Si partner të NATO-s ne ndajmë inteligjencën e informacionit… dhe ne do të sigurohemi që ata të kenë atë që u nevojiten atje”.