Gjendje emergjente në Los Anxhelos
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95265-gjendje_emergjente_në_los_anxhelos
Autoritet e qytetit Los Anxhelos në Amerikë pas infektimit të 6 personave me virusin korona kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2020 06:04 Europe/Tirane
  • Gjendje emergjente në Los Anxhelos

Autoritet e qytetit Los Anxhelos në Amerikë pas infektimit të 6 personave me virusin korona kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Në Bregun Perëndimor, zyrtarët e Los Anxhelosit njoftuan gjashtë raste të reja të konfirmuara, duke përfshirë tre persona që kishin qenë në veri të Italisë, një nga vendet më të prekura. Nga gjashtë të infektuar, vetëm një është shtruar në spital. Pesë të tjerët ndodhen në izolim shtëpie. Qarku i Los Anxheles shpalli një emergjencë lokale dhe një emergjencë shëndetësore publike që synon të zgjerojë dhe shpejtojë përpjekjet e gatishmërisë. Në Uashington, ligjvënësit arritën marrëveshje dypartiake mbi një projektligj emergjence prej 8,3 miliardë dollarësh për të nxitur përpjekjet për frenimin e virusit, tha një ndihmës i kongresit. Pas miratimit nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senati pritet të veprojë shpejt në mënyrë që Presidenti Donald Trump ta nënshkruajë menjëherë ligjin dhe fondet të mund të përdoren pa vonesë. Më shumë se 3 miliard dollarë do t’i kushtohen hulumtimit dhe zhvillimit të vaksinave kundër koronavirusit, kompleteve të testimit dhe terapeutikës. Aktualisht nuk ekzistojnë vaksina ose trajtime të miratuara për këtë sëmundje që përhapet me shpejtësi. Në përpjekje për të ndihmuar frenimin e virusit jashtë Shteteve të Bashkuara, 1,25 miliardë dollarë do të përdoren në aspektin ndërkombëtar, tha ndihmësi.