148 të vdekur në Itali
Autoritetet italiane kanë publikuar sot të dhënat e fundit zyrtare mbi epideminë e koronavirusit të regjistruara në nivel kombëtar deri më ora 17.00 të datës 5 mars.
Numri i viktimave ka shkuar në 148, ndërsa deri më sot janë regjistruar 3858 raste personash të infektuar. 351 po kurohen në repartin e terapisë intensive. 1790 në struktura spitalore e 1165 në kushte shtëpie. Numri i personave të shëruar është 414. Rajoni i Lombardisë mbetet përsëri territori më i prekur nga virusi me 2251 raste e 98 viktima, më pas vjen rajoni i Emilia Romagna me 698 persona të infektuar e 30 viktima e rajoni Venetos me 407 raste e 10 viktima, Gjatë ditës së sotme janë regjistruar dhe 2 persona pozitiv me koronavirus në rajonin e Valle D'Aosta ku deri më sot nuk ishte regjistruar asnjë person i infektuar. Mosha e viktimave dhe personave të infektuar është nga 66 vjeç deri në 94 vjeç. Qeveria italiane ka akorduar 7.5 miliard euro për të ndihmuar familje, bizneset dhe punëtorët për të marrë vetën nga kriza që ka kapluar vendin pas përballjes së vështirë me Koronavirusin.