Rusia dhe Turqia arrijnë marrëveshje për armëpushimin në Idlib të Sirisë
Presidentët rusë dhe turq thonë se ata kanë arritur një marrëveshje për një armëpushim në provincën veri-perëndimore siriane të Idlibit, ku provokacionet turke kanë sjellë një rritje të pajustifikuar të niveleve të larta të dhunës.
Vladimir Putin dhe Rexhep Tajip Erdogan e bënë të ditur lajmin të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Moskë, pas tre orësh bisedime ballë për ballë. Erdogan u tha gazetarëve armëpushimi do të hynte në fuqi në mesnatë, dhe Putin shtoi: "Shpresoj se këto marrëveshje do të shërbejnë si një bazë e mirë për ndërprerjen e veprimtarisë ushtarake në zonën e de-përshkallëzimit të Idlibit." Putin tha se shpresonte që marrëveshja e së enjtes do të "ndalojë vuajtjet e popullatës paqësore", ndërsa Erdogan pohoi: "Ne do të punojmë së bashku për të furnizuar ndihmë për sirianët në nevojë". Menjëherë para shpalljes së marrëveshjes, agjensia e lajmeve RIA e Rusisë tha se militantët me qendër në Idlib kishin rifilluar të granatonin qytetin strategjik Sarakib, ku është vendosur policia ushtarake ruse. Erdogan, i cili ka qenë i paqartë në lidhje me veprimet ushtarake të Turqisë në Siri, ndërkohë, duket se nuk përjashton ndonjë sulm të ardhshëm mbi objektivat ushtarake siriane duke pretenduar se Ankaraja rezervon të drejtën "për t'ju përgjigjur" forcave siriane. Damasku është zotuar të çlirojë çdo pjesë të tokës siriane nga militantët e mbështetur nga fuqitë e huaaj dhe terroristët takfiristë, dhe ka thënë se Ankaraja përdor postet e vëzhgimit në Idlib për të mbështetur militantët.