Itali, shkon në 197 numri i viktimave
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95302-itali_shkon_në_197_numri_i_viktimave
Numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 197. Ky bilanc tragjik është rritur me 49 viktima brenda 24 orëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2020 16:49 Europe/Tirane
  • Itali, shkon në 197 numri i viktimave

Numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 197. Ky bilanc tragjik është rritur me 49 viktima brenda 24 orëve.

Ndërkohë virusi vdekjeprurës është përhapur në masë ku sipas mediave italiane deri më tani janë infektuar 4636 njerëz. Janë plotë 2778 persona të infektuar më shumë se të mërkurën që lamë pas. Ashtu siç është raportuar vazhdimisht, nga koronavirusi i lindur në Kinë, ka pasur edhe të mbijetuar të cilët kanë arritur të shërohen. Në Itali numri i të shëruarve është 523. Në Itali virusi është përhapur në 20 rajone. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se bota po i afrohet 100 mijë rasteve, por Universiteti John Hopkins thotë se ai numër është kapërcyer, por sipas ekspertëve, ky dallim vjen ngaqë të dy ata raportojnë shifrat në periudha të ndryshme të ditës. Ajo që OBSH paralajmëron ndërkohë është se për momentin, nuk ka asnjë sinjal që të tregojë se në verë, koronavirusi do të zhduket si një grip normal.