Shtohet numri i viktimave të virusit Korona në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95314-shtohet_numri_i_viktimave_të_virusit_korona_në_amerikë
Dy persona të prekur nga koronavirusi në Florida ndërruan jetë si pasojë e virusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2020 11:25 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i viktimave të virusit Korona në Amerikë

Dy persona të prekur nga koronavirusi në Florida ndërruan jetë si pasojë e virusit.

Ky është rasti i parë jashtë shteteve të Uashingtonit dhe Kalifornisë duke e çuar numrin total të viktimave në SHBA në 17.

Deri tani në SHBA janë regjistruar 330 raste të të prekurve nga koronavirusi.

Ndërkohë dhe Pennsylvania konfirmoi rastin e parë.

Ekspertët e shëndetësisë bëjnë thirrje që qytetarët të ndjekin udhëzimet për higjienën personale për të parandaluar sadopak përhapjen e virusit.

Mëngjesin e djeshëm Presidenti Donald Trump firmosi një paketë prej 8.3 miliardë dollarësh për të luftuar virusin.