Shembet hoteli i të sëmurëve me korona virus në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95336-shembet_hoteli_i_të_sëmurëve_me_korona_virus_në_kinë
Një hotel në jug të Kinës që shërbente për t'i vendosur në karantinë njerëzit e infektuar me koronavirusin COVID-19, është shembur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2020 04:33 Europe/Tirane
  • Shembet hoteli i të sëmurëve me korona virus në Kinë

Një hotel në jug të Kinës që shërbente për t'i vendosur në karantinë njerëzit e infektuar me koronavirusin COVID-19, është shembur.

Siç shkruan South China Morning Post, bëhet fjalë për një hotel pesëkatësh në qytetin Quanzhou të provincës Fujian. Ende ngelet i panjohur shkaku i shembjes së hotelit, në të cilin gjendeshin 70 persona. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar një shpërthim para se ndërtesa të shembej. Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë shpëtuar 28 persona, ndërsa aktivitetet e shpëtimit janë duke vazhduar. Nga shembja tragjike e hotelit pesëkatësh ku mbaheshin në karantinë të infektuar në koronavirusin e ri në qytetin kinez të Quanzhou, nuk duhet ende fati i 35 të tjerëve. Mediat vendase thane se hoteli po përdorej si ambient karantine nga autoritetet mjekësore për persona që kishin pasur kontakt me të infektuar dhe ende nuk është e qartë se çfarë ka shkaktuar shembjen. Hoteli ishte hapur vetëm në vitin 2018 dhe kishte 80 dhoma.