SHBA alarmohet nga koronavirusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95350-shba_alarmohet_nga_koronavirusi
Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirusin e ri ndërsa bilanci i viktimave po shkon në 20.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 08, 2020 16:47 Europe/Tirane
  • SHBA alarmohet nga koronavirusi

Më shumë se gjysma e shteteve amerikane kanë konfirmuar raste me koronavirusin e ri ndërsa bilanci i viktimave po shkon në 20.

SHBA-ja po kalon orë paniku së fundmi pasi rastet me koronavirus janë rritur mbi 400 në 30 shtete. Të paktën 19 veta nuk i kanë mbijetuar sëmundjes. "Nga përvoja e deritanishme, për ne ky virus është i paparashikueshëm. Kemi pasur pacientë që nuk shfaqnin simptoma dhe brenda orës kanë kaluar në gjendje akute dhe kanë vdekur relativisht shpejt," tregon zëdhënësi i një shtëpie për të moshuarit. Edhe shteti i Nju-Jorkut shpalli në fundjavë gjendjen e jashtëzakonshme epidemike. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se gjendja do të përkeqësohet para se të fillojë të përmirësohet”, tha Richard Serino nga Fakulteti i Shëndetit Publik në Universitetin e Harvardit.  Qeveria ka aprovuar një fond 8,3 miliardë dollarë për të luftuar përhapjen e infeksionit dhe për të financuar vaksinat. Pavarësisht frikës së koronavirusit, presidenti Trump thekson se duke qenë një vit elektoral, ai do vijojë tubimet me qytetarët për zgjedhjet e 3 nëntorit.