Erdogan i drejtohet Greqisë: Hapi dyert për refugjatët!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95353-erdogan_i_drejtohet_greqisë_hapi_dyert_për_refugjatët!
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Greqisë të hapë kufijtë e saj për mijëra migrantë që përpiqen të kalojnë vendin drejt destinacioneve të tjera evropiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 08, 2020 20:18 Europe/Tirane
  • Erdogan i drejtohet Greqisë: Hapi dyert për refugjatët!

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Greqisë të hapë kufijtë e saj për mijëra migrantë që përpiqen të kalojnë vendin drejt destinacioneve të tjera evropiane.

"Hej Greqi! Unë ju bëj thirrje ... hapni portat dhe lirohuni nga kjo barrë," tha të dielën Erdogan gjatë një fjalimi televiziv në Stamboll. "Lërini ata të shkojnë në vendet e tjera të Evropës." Gjatë ditës, policia greke gjuajti gaz lotsjellës ndaj migrantëve në kufirin e saj me Turqinë, të cilët po kërkonin qasje në territorin e Bashkimit Evropian. Policia përdori gjithashtu topa uji për të ndaluar migrantët, shumë prej të cilëve janë bllokuar prej ditësh në kufirin Pazarkule, i njohur si Kastanesh në anën greke. Erdogan tha se të hënën ai do të zhvillojë bisedime në Bruksel, duke u përqendruar në çështjen e migracionit pasi Turqia hapi kufijtë e saj. Vendimi turk për të lejuar refugjatët të kalonin kufirin në Evropë pasoi një përshkallëzim të përleshjeve në provincën siriane të Idlibit. Gati 13,000 refugjatë janë bllokuar në kufirin e Greqisë, pasi presidenti turk tha se vendi i tij do të lejojë refugjatët të shkojnë në Evropë.