Infektohen një kolonel dhe disa oficerë të ushtrisë amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95380-infektohen_një_kolonel_dhe_disa_oficerë_të_ushtrisë_amerikane
Ushtria amerikane ka njoftuar se një komandant i ushtrisë amerikane në Evropë dhe disa oficerë janë infektuar me virusin korona.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 10, 2020 05:15 Europe/Tirane
  • Infektohen një kolonel dhe disa oficerë të ushtrisë amerikane

Ushtria amerikane ka njoftuar se një komandant i ushtrisë amerikane në Evropë dhe disa oficerë janë infektuar me virusin korona.

Departamenti Amerikan i mbrojtjes njoftoi se Kristofer Kaveli një prej komandantëve të forcave amerikanë në Evropë mund të jetë infektuar në një prej takimeve të fundit të mbajtur në Gjermani. Ndërkohë një anëtar i stafit të NATO-s në selinë e Aleancës në Bruksel , është infektuar nga koronavirus. Lajmin e ka bërë publik për mediat përmes një deklarate përmediat, ku thuhet se anëtari i NATO-s në Bruksel ishte kthyer nga Italia pas pushimeve me familjen. Ai iu nënshtrua testit pasi në fundjavë, për shkak të simptomave të shfaqura pas përkeqësimit të shëndetit, shrkuan The Brussels Times. “Anëtari i stafit aktualisht është në shtëpi në izolim. Brenda disa minutave nga marrja e rezultatit, të gjithë kolegët e tjerë u informuan. Ata kanë punuar nga shtëpia në fund të javës dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. I gjithë personeli i selisë së NATO-s gjithashtu janë informuar për rastin e konfirmuar. NATO vazhdon të monitorojë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme.” thuhet në deklaratë, ku ndër të tjera theksohet se për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, janë marrë masat e nevojshme.