Erdogan largohet nga tryeza e bisedimeve me krerët e Komisionit Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95398-erdogan_largohet_nga_tryeza_e_bisedimeve_me_krerët_e_komisionit_evropian
Presidenti i Turqisë në shenjë proteste ndaj mosmbështetjes financiare të BE për Turqinë në planin për organizimin dhe strehimin e refugjatëve, me irritim është larguar nga tryeza e bisedimeve me autoritetet evropiane.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 10, 2020 14:22 Europe/Tirane
  • Erdogan largohet nga tryeza e bisedimeve me krerët e Komisionit Evropian

Presidenti i Turqisë në shenjë proteste ndaj mosmbështetjes financiare të BE për Turqinë në planin për organizimin dhe strehimin e refugjatëve, me irritim është larguar nga tryeza e bisedimeve me autoritetet evropiane.

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

"Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të", deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qëndrimesh.

Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qëndrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet". Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është e vendosur që të parandalojë përsëritjen e krizës evropiane të refugjatëve, e cila arriti kulmin në vitin 2015.

“2020-a nuk është 2015-a”, tha Merkel në një forum ekonomik, në Berlin, ku mori pjesë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, vendi i të cilit po përballet me një fluks të madh emigrantësh, pas hapjes nga Turqia të kufirit të saj, më 29 shkurt.