Evropa tmerrohet nga koronavirusi
Shqetësuese prezantohet situata e koronavirusit në Itali dhe pak orë nga hyrja në fuqi e dekretit të ri të qeverisë italiane e cila ka shpallur zonë të mbyllur e nën rregullin e masave drastike të limitimit të lëvizjes në të gjithë territorin.
Zyra e Mbrojtës civile ka publikuar shifrat e reja në nivel kombëtar të cilat shënojnë 631 viktima e 10149 të infektuar. 877 të infektuar po kurohen në terapi intensive, 5038 në struktura spitalore e 2599 në kushte shtëpie. Rajoni i Lombardisë vazhdon të shfaqet më shqetësues me 5791 të infektuar e 468 viktima. Në rajonin e Lazios ku gjeografikisht është pozicionuar kryeqyteti Romë numri i të infektuarve është 116 e janë regjistruar 6 viktima. Personat e prekura nga koronavirus ka në të gjitha rajonet italian e ai më pak i prekur mbetet rajoni Bazilikatës me 7 pacientë e asnjë viktimë. Ndërkohë, ka shkuar në 6 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Njoftimin e dha këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë së Prof Chris Whitty. "Më vjen keq të konfirmoj viktimën e 6 nga koronavirusi’’, tha ai. Ndërkohë numri i personave të infektuar ka shkuar në 373. Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi të martën se Franca është “vetëm në fillim” të shpërthimit të koronavirusit të ri, që ka lënë të vdekur 25 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.400. Spanja pezulloi parlamentin pasi një deputet rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri që ka marrë 35 jetë njerëzish në këtë vend, duke e bërë një ndër më të prekurit në Europë pas Italisë. Të prekurit atje janë 1600.