Bisedë telefonike e ministrit të mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95410-bisedë_telefonike_e_ministrit_të_mbrojtjes_të_turqisë_dhe_rusisë
Situata në Idlib të Sirisë ka qenë tema kryesore e diskutuar nga ministri i mbrojtës i Turqisë dhe homologu i tij rus.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2020 09:02 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike e ministrit të mbrojtjes të Turqisë dhe Rusisë

Situata në Idlib të Sirisë ka qenë tema kryesore e diskutuar nga ministri i mbrojtës i Turqisë dhe homologu i tij rus.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Sergey Shoygu, transmeton Anadolu Agency (AA). Në njoftimin e bërë nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, thuhet se në bisedën në fjalë Akar dhe Shoygu, kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth asaj që armëpushimi në Idlib të bëhet i përhershëm dhe sigurimin e mjedisit për rikthimin e mbi një milionë njerëzve të pafajshëm të zhvendosur në vendet e tyre, 81 për qind i të cilëve janë gra dhe fëmijë. Në bisedë gjithashtu është theksuar vendosmëria mbi përmbushjen e përgjegjësive që rrjedhin nga marrëveshjet si dhe për vazhdimin e përpjekjeve që në rajon të mbisundojë paqja dhe stabiliteti.