Frika nga virusi Korona godet edhe qeverinë e Britanisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95419-frika_nga_virusi_korona_godet_edhe_qeverinë_e_britanisë
Infektimi i ministres së shëndetësisë së Anglisë me virusin Korona ka shkaktuar një frikë dhe tmerr të madh në mesin e anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të Parlamentit të Anglisë të cilët kanë pasur kontakte me atë gjatë ditëve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 11, 2020 10:21 Europe/Tirane
  • Frika nga virusi Korona godet edhe qeverinë e Britanisë

Infektimi i ministres së shëndetësisë së Anglisë me virusin Korona ka shkaktuar një frikë dhe tmerr të madh në mesin e anëtarëve të qeverisë dhe deputetëve të Parlamentit të Anglisë të cilët kanë pasur kontakte me atë gjatë ditëve të kaluara.

Zyra e kryeministrit të Anglisë sot (të mërkurën) ka deklaruar se Boris Hohnson, kryeministri i Britanisë, pavarësisht takimit që ka pasur javën e kaluar me Nadine Dorries, ministren e shëndetësisë së këtij vendi, nuk ka treguar shenja të infektimit me virusin Korona dhe si rezultat nuk do t'i nënshtrohet analizave. 

Në deklaratën e kryeministrisë së Britanisë thuhet se Boris Johnson ka respektuar udhëzimet mjekësore dhe ka pastruar duart e veta për 20 sekonda.

Ministrja e shëndetësisë dhe deputetja konservatore, Nadine Dorries, është diagnostikuar me koronavirusin e ri.

Zonja Dorries, deputetja e parë që doli pozitive, tha që ajo kishte marrë të gjitha masat e këshilluara dhe ishte vetë-izoluar në shtëpi.

Gjashtë persona kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar ndërsa deri më 11 mars janë infektuar 382 njerëz, raporton BBC.

Banka e Anglisë ka njoftuar një ulje urgjente të normave të interesit në përgjigje të ndikimit ekonomik të shpërthimit të koronavirusit.

Qeveria do të zbulojë buxhetin e saj të parë më vonë, mes frikës në rritje për ndikimin që do të ketë shpërthimi i virusit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Në nivel botëror janë identifikuar 119,000 raste të të infektuarve me koronavirusin SARS-CoV-2.

Deri të mërkurën në mëngjes janë raportuar 4.296 vdekje të shkaktuara nga sëmundja Covid-19 që e shkakton koronavirusi SARS-CoV-2.

Mbi 55% të rasteve raportohet se janë shëruar, përfshirë afërsisht 61,400 nga gjithsej 80.909 raste në Kinës.

Vendet e reja që raportuan raste në 12 orët e kaluara ishin Bolivia, Republika Demokratike e Kongos, Xhamajka dhe Turqia.

Koronavirusi e ka origjinën në Kinë. Rastet e para atje janë shfaqur në fund të dhjetorit 2019, ndërsa që atëherë mbi 100 vende kanë njoftuar se kanë njerëz të infektuar.