Pretendimet e Uashingtonit për sanksionet kundër Iranit dhe korona
(last modified Thu, 12 Mar 2020 08:27:21 GMT )
Mars 12, 2020 09:27 Europe/Tirane
  • Pretendimet e Uashingtonit për sanksionet kundër Iranit dhe korona

Amerika ka pretenduar se sanksionet kundër Iranit nuk e pengojnë këtë vend të përballet me virusin korona.

Steven Mnuchin sekretari amerikan I thesarit ka pretenduar se sanksionet kundër Iranit nuk pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare me qëllim uljen e trysnisë së këtij vendi në përballje me virusin korona. Ky funksionar amerikan lëshon të tilla pretendime në një kohë kur Abas Mousavi, zëdhënësi I Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë: Amerikanët megjithëse pretendojnë se medikamentet nuk janë të sanksionuara mirëpo rrugët janë të mbyllura dhe askush nuk mund të kryejë transaksione me kanalin e formuar nga Irani në Zvicër. Veprimet e funksionarëve amerikanë nuk janë gjë tjetër veçse mashtrime tha në fjalën e tij Abas Mousavi. Kanali financiar për Iranin është hapur mirëpo burimet që Irani ka në vendet e tjera janë të ndaluara të shfrytëzohen. Duhet theksuar se veprimet e Amerikës për të sanksionuar pajisjet mjekësore dhe medikamentet është shkelje e të drejtave të njeriut. Në kushtet e përhapjes së virusit korona dhe mungesës së pajisjeve mjekësore dhe medikamenteve, veprimet e Amerikës janë një lloj terrorizmi mjekësor.

Tags