Turqia i jep ultimatum Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95451-turqia_i_jep_ultimatum_rusisë
Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha se Ankaraja nuk ka ndërmend të tërheqë trupat e saj nga Siria, dhe për më tepër, sipas tij, ai personalisht i vendosi Rusisë kushtet për Sirinë, duke kërcënuar me luftë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 12, 2020 16:54 Europe/Tirane
  • Turqia i jep ultimatum Rusisë

Kreu i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, tha se Ankaraja nuk ka ndërmend të tërheqë trupat e saj nga Siria, dhe për më tepër, sipas tij, ai personalisht i vendosi Rusisë kushtet për Sirinë, duke kërcënuar me luftë.

"Ne kemi arritur një marrëveshje të shkëlqyeshme në negociata," citoi kanali televiziv turk TRT Ministrin turk të Mbrojtjes. Në të njëjtën kohë, ministri vuri në dukje se "Turqia do të mbetet në Idlib, tërheqja e forcave të saj nuk është një opcion." Ai paralajmëroi gjithashtu se nëse armëpushimi në Idlib shkelet, ushtria turke do të vazhdojë të godasë forcat e qeverisë siriane. Cila është saktësisht arsyeja e "paralajmërimit" të Turqisë për rifillimin e luftimeve në Siri ende nuk dihet, megjithatë, negociatat në Moskë u inicuan me kërkesë të palës turke, e cila në vetëm dy javë pësoi humbje të mëdha, qindra ushtarë të vrarë dhe të plagosur, humbi 40 dronë, rreth 50 tanke, 12 sisteme lëshimi për raketa dhe pothuajse njëqind transportues të blinduar. "Turqia tani nuk është në gjendje të vendosë ultimatume dhe kushte për Rusinë. Deri më tani, të dy palët ruse dhe siriane kanë vepruar shumë të përmbajtura, por nëse Erdogan dëshiron një luftë të vërtetë, atëherë ai do ta ketë atë ”, shprehet një analist ushtarak rus.